Aplikacion
Drejtoria e MZSH Berat mori njoftimin për vatër nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.
Pasi mbërritën në vendngjarje, punonjësit panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.
Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës, zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë shuar flakët.
Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir M., ka pasur vetëm dëme materiale, (në ballkon) dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. /ZOOM.AL/
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës