Aplikacion
Balla ka shpjeguar se kjo situatë ka ardhur si shkak i deziformimit të disa mediave dhe portaleve të vendeve fqinje, për te prishur imazhin e cilësisë së produkteve shqiptare, teksa u ka bërë thirrje kultivuesve që në këtë periudhë të shmangin përdorimin e pesticideve për të pasur prodhim tërësisht bio.
Ndërkohë Balla ka injoruar deklaratat e kreut të PL – së Ilir Meta, përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milion pemët e pyllit orbital në Tiranë, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës.
Ministri i brendshëm gjithashtu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e kreut të demokratëve grekë Loverdhos, i cili pas vizitës te Fredi Beleri në Burgun e Fierit, u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston ligji dhe se vendi ynë nuk ka asnjë shans për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë në asnjë rast vendimet e gjyqësorit, pasi drejtësia e re kërkon mbështetje dhe do ua japim gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Balla. Këto deklarata Balla i ka bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak, Kujtim Majaci. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë