Aplikacion
Turmat raportohet se kanë dhunuar brutalisht një grua, e cila dyshohet si autore e vrasjes së Camilas dhe sulmuan dy burra, që akuzohen si të përfshirë.
Media e huaja raportojnë se Camila u zhduk të mërkurën, pasi hyri në shtëpinë e një fqinji për të përdorur pishinën e tyre.
Ndonëse nëna e saj shkoi në polici disa orë më vonë pasi mori mesazhe telefonike, ku i kërkonin një shpërblim për ta liruar dhe i tregoi policisë pamjet nga kamerat e sigurisë së fqinjit të saj, efektivët i injoruan lutjet e saj për të vepruar.
Trupi i Camilas u gjet në një rrugë të enjten. Autoritetet lokale më vonë konfirmuan se po hetonin një grua dhe dy burra për vrasje të rëndë. /ZOOM.AL/
“Bie shi, do ishte bukur…”/ Ramazan Mataj u nxor në pritë nga autori me “Tik Tok” fals