Aplikacion
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë Celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.
Gjithashtu duke nisur nga dita e diel pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët, e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht Juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë).
Kombinuar me temperaturat e larta kjo situatë do të krirjojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.