Aplikacion
Tavo tha në një deklaratë për mediat se interesat e vogla kanë marrë peng komunitetin himariot. “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do marrë fund shpejt”, ka thënë ai. Ai u ndal edhe tek hipotekimi i pronave në Himarë.
“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor. Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, u shpreh Tavo.
Po ashtu, Tavo kishte edhe një mesazh për sezonin turistik. “Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik, dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën. Motivimi im është bashkim” bashkëpunim dhe punë”, deklaroi Tavo. Vangjel Tavo theksoi se në Himarë do të zbatohet ligji në mënyrë rigoroze.
Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e socialistes Blerina Bala si kryetare e komanduar në krye të bashkisë së Himarës.
Bala do të mbajë detyrën deri në zgjedhjet e ardhshme. Në një postim në rrjetin sociale “X” Rama shkroi se votimi i sotëm ishte një zhvillim pozitiv. Në lidhje me tensionet në sallën e mbledhjeve, Rama e quajti si përpjekje e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim.
Kryeministri shtoi se përçarja dhe amplifikimi absurd i një sherri primitiv ushqehet për interesa që nuk kanë lidhje me interesat e Himarës.
Rama tha:
“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës”. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh