zoom

Sport

Gjermania dhe Brazili s’janë më të parat, Franca i tregon kuqezinjve si mundet Kili

Gjermania dhe Brazili gjejnë veten në dy miqësoret e fundit, pas disa rezultateve të dështuara dhe kaosit në ekip apo stafit teknik.

Gjermania mundi 2-1 Holandën në ndeshjen miqësore të luajtur sonte në mbrëmje.

Në Frankfurt, “tulipanët” treguan karakter, teksa morën epërsinë me Veerman në minutën e katërt. Panzerat vendosën ekuilibrat me Mittelstad, në të 11-tën. Një gol i Fullkrug në fund nderoi skuadrën e Nagelsmann, për të marrë kështu fitoren.

Supersfida në Madrid mes Spanjës dhe Brazilit u mbyll 3-3.Spanjollët “tundën rrjetën” dy herë me Rodri dhe Olmo, ndërsa Rodrygo ngushtou diferencat. Ekipi i Junior u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe ndëshkoi Unai Simon me Endrick. Në të 85-tën, Rodri riktheu festën iberike, falë një penalltie. Festivali i golave s’kishte përfunduar ende, Paqueta vulosi shifrat në 3-3.

Kurse në takimin tjetër Francë-Kili, nënkampionët e Botës i treguan Kombëtares kuqezi se si mundet një ekip amerikano-jugorm, edhe pse me shumë vështirësi. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 dhe ishte një miqësore para nisjes së Europianit dhe Kupës së Amerikës Latine, në muajin qershor. /ZOOM.AL/