zoom

Art & Kulturë

Tryezë shkencore për Principatën e Vidit

Në kuadër të “110-vjetori i Principatës së Wilhelm von Wied”, mars-shtator 1914 është mbajtur në Akademinë e Shkencave një tryezë shkencore ku u diskutuan ngjarjet dhe tiparet e kësaj principate. Profesor Ksenofon Krisafi u ndal te vështirësitë dhe mënyrës se si kjo principatë u pa nga studiuesit e huaj.

“Vidi erdhi të mbretëronte, të merrte aktin e pronësisë së një oborri mbretëror, që ia bënë dhuratë të mëdhenjtë e kohës dhe të qeveriste një pjesë të shqiptarëve që që donatorët ia kishin lënë brenda kufijve të mikroshtetit që kishin pranuar, por me sa duket nuk diti, nuk mundi ose nuk e lanë ta bënte sepse do të ishte e vështirë ta imagjinojmë se nuk deshi. Kjo ishte nga ana e tyre një vepër pa themel sepse monarkia e re nuk u krijua veçse në letër, dhe në imagjinatën e diplomatëve, ajo nuk jetoi kurrë sepse nuk hodhi rrënjën në popull”, tha Krisafi.

Për historianin Romeo Gurakuqi, ata 6 muaj ishin pjesë e procesit të shtet ndërtimit të një Shqipërie të vënë në qendër të pretendimeve territoriale.

“Së pari principata e Shqipërisë nuk është sipërmarrje individuale dhe as një organizëm artificial i implantuar nga Fuqitë Imperialiste por është pjesë integrale e shtetformimit, është materializëm i vendimit të Fuqive të mëdha, mbi shtetin, kushtetutën e brendshme, Pirnc vidit iu desh të përballte përpjekjet e Esat Pashë Toptanit për të ruajtur privilegjent ushtarako-politike dhe përpjekjet e tij për të kontrolluar pushtetin”, tha Gurakuqi.

Trashëgimia politiko-institucionale, pozita juridiko-ndërkombëtare, sistemi i drejtësisë, këndvështrimi i dokumentacionit arkivor gjerman u morën po ashtu në shqyrtim gjatë tryezës. /ZOOM.AL/