zoom

Bota

Izraeli njofton eliminimin e një prej krerëve të grupit terrorist në Liban

Një organizatë militante libaneze e lidhur ngushtë me grupin palestinez Hamas tha se shtatë persona u vranë në një sulm gjatë natës në Libanin jugor.

Duke folur për AFP në kushte anonimiteti pasi ai nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat, një zyrtar i Jamaa Islamiya tha se “shtatë shpëtimtarë” u vranë në një sulm në një qendër emergjence në Habariyeh afër kufirit izraelit.

Ndërkohë, forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan vrasjen gjatë një sulmi natën në Libanin jugor të një anëtari kryesor të grupit terrorist Jamaa al-Islamiya i cili kishte promovuar komplote terroriste kundër territorit izraelit në të kaluarën.

Sulmi – njoftuan forcat izraelite të cituara nga Times of Israel – shkatërruan një ndërtesë në qytetin Habbariyeh, rreth pesë kilometra nga kufiri me Izraelin. Burri u vra “së bashku me terroristët e tjerë që ishin në ndërtesë”. /ZOOM.AL/