Aplikacion
Gjatë një bisede me fermerët, Elsa Lila tha se të burgosurit aty ishin tjetërsuar dhe se nuk llogarisinin dot ditën kur do të dilnin nga qelia.
Ajo foli me bindje edhe për përdhunimin, si një fenomen që ndodh në burgje.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija.
Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin “nuk e di kur do dal”. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse.
Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.
Albano Bogdo e pyet nëse kishte tipe të dhunshme.
“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”, tregoi Elsa Lila.
Këngëtarja u arrestua në kuadër të një aksioni policor në Itali si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, e akuzuar si llogaritarja e bandës. Operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge, shqiptarë dhe italianë.