Aplikacion
Esteve Camps, presidenti i organizatës përgjegjëse për realizimin e planit madhështor të Antoni Gaudi, u shpreh se nëse gjithçka shkon sipas planit, për 2 vite mund të përfundojë kulla qendrore kushtuar Jezu Krishtit, e cila është 172.5 m2. “La Sagrada” që cilësohet si një kryevepër arkitekturore ka nisur ndërtimin para dy shekujsh, në 1882 dhe u hap për herë të parë në 2010-n.
Kjo përkon edhe me vdekjen e Gaudi-t, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1926. Megjithatë, puna totale me skulptura, dekorime dhe zbukurime të tjera, pritet të vijojë për një tjetër dekadë dhe të përfundojë në vitin 2034.
Planet e shkallëve të ndërtesës janë hasur me kundërshtime të shumta nga banorët dhe bizneset, pasi nëse vihen në punë, mund të prishin blloqe të tëra banesash e sipërmarrjesh rreth godinës ekzistuese, duke shkaktuar edhe shpërnguljen e 1,000 familjeve dhe bizneseve.
Puna financohet nga faturat e pranimit që kushtojnë 25-40 euro dhe paguhen nga turistët që e vizitojnë çdo vit bazilikën. Vetëm vitin e kaluar, 4,707 milionë njerëz panë nga afër mrekullinë e arkitekturës.