Aplikacion
Gazeta spanjolle “Marca” në edicionin e sotmë, ka shpjeguar detajet e operacionit të mundshëm që do ta çonte uruguaianin të luante në “Allianz Arena”.
Bayern tashmë ka kontaktuar Barcelonën në javët e fundit, duke i vënë në dijeni kështu katalanasit për dëshirën e tyre për të transferuar lojtarin verën e ardhshme.
Për të bindur “blaugranët” të heqin dorë nga shërbimet e tij, gjigandët gjerman janë gati të paguajnë 100 milionë euro. /ZOOM.AL/