Aplikacion
Me anë të një komenti në rrjetet sociale, Ina Zhupa e konsideron këtë si një fitore për RTSH-në, duke shkruar se për sa kohë që ky televizion drejtohej nga Peza, ishte i “zhytur” në paligjshmëri.
Emërimi i tij në krye të RTSH-së, sipas Ina Zhupës, ishte në shkelje të ligjit, duke shprehur keqardhjen për kolegët që votuan pro tij.
Reagimi i Ina Zhupës:
Një fitore e vogël clirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës!
Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi;
Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore.
Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale.
Keqardhje për kolegët e komisionit të medias që nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve nuk kanë marr asnjë masë brenda kuadrit që na lejon ligji si komision përgjegjës.
RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.
I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të rradhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH.