Aplikacion
Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi menjëherë hetimet. Burime zyrtare sqaruan se viktima sipas dëshmive të familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme”, thuhet nga policia vendore në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes tragjike.
Ditën e djeshme, një 78-vjeçare paciente në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, e që vuante nga probleme të shëndetit mendor, piu detergjentë dhe ndërroi jetë më pas. /ZOOM.AL/
Shpallen në kërkim 5 djem, dyshohet se e mbyllën vajzën në banesë!Një natë para festuan me kokainë