Aplikacion
Gjithsej, 941 rastet e STSS (sindroma e shokut toksik streptokoksik), kanë detyruar konfederatën aziatike të futbollit, të shtyjë ndeshjen që duhej të luhej të martën e ardhshme midis kombëtares japoneze dhe Koresë së Veriut.
Nuk dihet ende se kur do të luhet ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026, e cila ishte planifikuar të mbahej në Phenian.
Vendimi duket se është marrë për shkak të mos-gatishmërisë së Federatës së Futbollit të Koresë së Veriut për të pritur stafin e Japonisë, pikërisht nga frika se virusi mund të përhapet edhe në vendin e tyre. /ZOOM.AL/