Një 27-vjeçar ka kallëzuar në Polici ditën e sotme stafin mjekësor, pasi ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtruar në Maternitetin e Tiranës për të lindur, foshnja ka ndërruar jetë.
Blutë e kryeqytetit njoftojnë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe është regjistruar procedimi që do i kalojë Prokurorisë, për mjekim të pakujdesshëm”.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet shkencore, teksa marrja në pyetje e stafit mjekësor në Maternitet do sqarojë të vërtetën. /ZOOM.AL/