zoom

Lajme

Basha nga Parlamenti: Të mos përsëritet 2008-a, të punojmë për Zgjedhoren. Jo axhenda personale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pari që mori fjalën sot në foltoren e Kuvendit, pas 5 muajsh tensione në sallë.

Basha u ndal te ligjet për Komisionet Hetimore, që sipas tij shënoi një precedent të papranueshëm. Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare.

“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit, 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve, por se si do të shpenzohen nuk patëm shansin ta diskutojmë.

Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore, Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim.

Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partiake dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarëve një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, tha ai. /ZOOM.AL/