zoom

Lajme

U përfol për një lidhje me Romeon, reagon për herë të parë Klea Huta

Këngëtari i njohur Elgit Doda dhe bashkëshortja e tij Klea Huta, së fundmi janë shndërruar në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të disa deklaratave të Meriton Mjekiqit dhe Romeo Veshaj, në shtëpinë e “BBVIP”.

“Ti merresh me gratë e shokëve jashtë, jo unë bobi”, ishte deklarata e moderatorit, që bëri bujë në rrjetet sociale, duke nënkuptuar çiftin e njohur të showbizit shqiptar, Elgiti dhe Klea.

“Po flet me Elgitin dhe Klean? Do japësh llogari kur të dalësh jashtë”, ia ktheu Romeo.

Megjithatë së fundmi mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë moderatorja.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto të bëra në 2016 me Elgitin, kur kishin vetëm një muaj që ishin lidhur së bashku, duke iu dhënë fund lajmeve se ajo mund të ketë pasur diçka më shumë me Romeon. /ZOOM.AL/