zoom

Aktualitet

Më herët i akuzuar për drogë, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Aksidenti ndodhi në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçari shqiptar Dhurim Shini, u përplas me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.

Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Të plagosurit e makinës tjetër janë po ashtu në gjendje të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se përveç punonjësve të shëndetësisë, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe policia lokale, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Rruga u mbyll përkohësisht për qarkullimin për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.

Kush ishte Dhurim Shini?

Në vitin 2016 Shini u arrestua (në atë kohë ishte 22 vjeç) së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.