Aplikacion
Janë caktuar edhe 3 gjyqtarët, që do të shqyrtojnë në Apel çështjen e vulës së Partisë Demokratike.
Mësohet se relator është caktuar Alma Ahmeti, teksa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqtarësh do të jetë final për fatin administrativ të PD-së dhe rrjedhimisht për kryetarin e saj.
Kreu i grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, i bëri thirrje Apelit sot që t’i jepte sa më parë fund absurdit të krijuar, sepse kjo situatë dëmtonte vetëm opozitën. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet