Aplikacion
Afera e dyshuar fillon në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve te CEZ-DIA, marrëveshje që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit shqiptar 414 milionë euro dëm, pas prishjes së njëanshme kur Partia Socialiste mori pushtetin.
Për dosjen u dënua me 11 vite burgim biznesmeni kastriot Ismailaj, teksa SPAK rihapi hetime të reja pas disa denoncimeve shtesë, duke përfshirë edhe funksionarë apo ish-funksionarë të lartë shtetëror. Mes të thirrurve për shpjegime ka qenë edhe ish-zv/kryeministri në atë kohë, Ilir Meta.
Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht deputet i mazhorancës Nasip Naço, u pa sot paradite në Prokurorinë e Posaçme. Detyra e fundit shtetërore si funksionar i lartë shtetëror ka qenë më shumë se shtatë vite më parë, kur ishte ministër për LSI-në në qeverinë “Rama”, por ka mbajtur poste edhe gjatë qeverisjes Meta-Berisha.
Më herët ishte thirrur edhe deputeti i LSI-së dikur, Agron Çela, që dha shpjegime rreth përmendjes së emrit të tij në çështje. /ZOOM.AL/