Aplikacion
“Ka një praktike disavjeçare, që ndërhyhet dy apo tri herë, me akt normative në buxhetin e shtetit. Ky është abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ. Mirëpo ky nuk është rasti. Ndaj gjykoi se pikësëpari bie ndesh me kushtetutën dhe është qartësisht marrje e kompetencave nga ana e Këshillit të Ministrave të kompetencave të Kuvendit”, tha ai.
Nga ana tjetër Bardhi ka denoncuar parashikimin e fondeve për Portin e Durrësit, ku shqiptarët duhet të paguajnë 400 milionë euro, për shkak se Edi Rama i fali portin një kompanie private.
“Qeveria ka deklaruar kur u miratua ligji korruptiv i Portit të Durrësit që nuk do paguhet asnjë lek nga buxhet, tani na thotë do paguajmë 400 milion euro. Qeveria ka gënjyer Parlamentin”, shtoi ai.
Bardhi ka shprehur shqetësimi për mungesën e mbështetjes ndaj biznesit fason dhe ka ngritur alarmin për falimentin e biznesi fason për shkak të mungesës së mbështetjes nga Qeveria.
“Nuk ka asnjë garanci dhe ndërhyrje në këtë akt normative sa i përket sektorëve të rëndësishëm ekonomik. Kemi biznesin fason që po falimenton dhe po krijon qindra të papunë. Shifra që qeveria synon për këtë sektor nuk e është e mjaftueshme”, u shpreh Bardhi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Komisionet e Ligjeve dhe Integrimit, u mblodhën sot për herë të parë, pas tensioneve 5-mujore mes kampeve politike dhe kaosit në Parlament. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet