Aplikacion
Kërkesa në fjalë u bë për faktin se dyshimet për vepër penalë janë para se ai të bëhej kryetar Bashkie, i zgjedhur nën siglën e PS.
Ishte Gjykata e Gjirokastrës që më parë e shpalli moskompetencen dhe solli dosjen në GJKKO, bashkë me disa oficerë dhe policë të tjerë të dyshuar.
Hide tha për mediat se kur kandidoi për kryetar Bashkie, nuk kishte dijeni që ishte nën hetim. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, u shpreh se “do ta mendoj”.
Kujtojmë se i zgjedhuri vendor po hetohet për kohën kur ishte shef Komisariati në Gjirokastër, ndërsa akuzohet se asokohe ka lejuar mbjelljen e lëndëve narkotike në disa fshatra të rrethit, duke mos i ndaluar as autorët dhe as aktivitetin e paligjshëm. Hide i ka mohuar akuzat dri tani. /ZOOM.AL/