zoom

Art & Kulturë

Fotografi shkodran rrëmben çmimin e parë me “Kërcimi i hutave”

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë.

Ai ka marrë “Njohjen e Artë të Nderit”, në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra, nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024.

Fotografia e tij që shfaq “Elegant Dance of Common Buzzards”, ose (Kërcimi i Hutave), është vlerësuar maksimalisht.

Ky çmim u dha së fundmi në eventin “Orvieto Fotografia 2024” mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024. /ZOOM.AL/