zoom

Lajme

Silvinjo tregon risitë dhe arsyet e të grumbulluarëve për miqësoret. Pse mungojnë Daku e Muja

Rikthime të bujshme, mungesa të dukshme, por dhe risi për prurjet e talenteve për të freskuar “gjakun e ri”.

Lista e parë e Sylvinho-s pas kualifikimin për në Evropian i kishte të gjitha. Trajneri i Kombëtares zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë.

Ashtu dhe siç pritej, Sylvinho riktheu në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Risia e madhe në këtë listë është grumbullimi për herë të parë i Arbër Hoxhës, sulmuesi i cili aktivizohet te Dinamo Zagreb, por ra në sy edhe mungesa e Dakut dhe Mujës.

Për të gjitha këto tema, Sylvinho është në këto momente live në konference për shtyp.

“Është e vërtetë që ka shumë dhimbje koke për një trajner, por kjo është e pranueshme për mua. Daku, Muja dhe Gjasula janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, janë në konsideratën tonë, por nuk mund të marrim me vetë 30 lojtarë. Kemi Manaj që unë e kam për herë të parë në Kombëtare, kemi Brojën që e kemi pasur vetëm një herë, por që nuk luajti dot. Është Arbër Hoxha që kemi dy muaj që e ndjekim”, tha tekniku brazilian.

Vetë Daku reagoi me një video pas mosgrumbullimit, duke shprehur dashurinë ndaj të gjithëve për mbështetjen dhe se gjendej krah djemve të Kombëtares, edhe pse larg fizikisht. /ZOOM.AL/