Aplikacion
Sipas Policisë, ata kanë zbatuar urdhëresën për ‘masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më nga Prokuroria Themelore Prishtinë.
“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000).
I dyshuari këto monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro. Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar 5000 x 2 euro monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular”, tha policia kosovare.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në paraburgim për 48 orë, teksa hetohet origjina e valutës false.