Aplikacion
Bajri u kap duke lëvizuar me një automjet tip “Mercedez Benz” të blinduar, pa autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Sipas bluve, ndaj tij u vendos gjobë si dhe bllokimi i automjetit tip “Mercedes Benz”.
Bajri u lirua me kusht një vit më parë, pas disa viteve burg për vrasje, armë pa leje dhe vepra të tjera. Ai përmendet si kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, me aktivitet në lojërat e fatit. Safet Bajri ishte kontigjent dhe në Belgjikë, ku sipas mediave atje mori nën kontroll me shpejtësi gjysmën e tregut të drogës, prostitucionit dhe gjobëvënies në kryeqytetin belg, prej 2017-s./Zoom.al