zoom

Lajme

U shty në mënyrë të befasishme, ja kur mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve, e cila u shty në mënyrë të papritur dy ditë më parë, do të mbahet sot në orën 16:00.

Mbledhja do të shërbente për të diskutuar mbi objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare, ku u dakordësua ngritja, por me përcaktim të termave, e kërkuar kjo nga PS.

Mendohet se shkak i shtyrjes ishte mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.

“Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

Ju njoftojmë se:

Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Nuk dihet nëse do arrihet dakordësia e mëtejshme për rikthimin e jetës parlamentare mes palëve, por mund të ketë edhe rikthim në pikën zero, pasi brenda Rithemelimit ka mendime të ndryshme, sepse nuk duan vetëm dy komisione, por përballje totale me qeverinë. /ZOOM.AL/