Aplikacion
Ashtu siç pritej, Sylvinho ka rikthyer në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Një rikthim me peshë është edhe Marash Kumbulla, për herë të parë qendërmbrojtësi do të vihet në dispozicion të Sylvinho-s.
Pjesa tjetër nuk ndryshon, ku konfirmohen lojtarët të cilët kualifikuan Shqipërinë për në Gjermani. Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.
Kjo është lista e plotë me lojtarët e grumbulluar:
Portiere:
Etrit Berisha
Thomas Strakosha
Elhan Kastrati
Mbrojtës:
Elseid Hysaj
Ivan Balliu
Berat Gjimshiti
Enea Mihaj
Federic Veseli
Jon Mersinaj
Marash Kumbulla
Mario Mitaj
Naser Aliji
Mesfushorë:
Ylber Ramadani
Kristjan Asllani
Qazim Laçi
Keidi Bare
Nedim Bajrami
Sulmues:
Arbër Hoxha
Arbnor Muçolli
Ernest Muçi
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Jasir Asani
Sokol Cikalleshi
Rey Manaj
Armando Broja
/ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës