zoom

Lajme

Marrëveshja PS-Rithemelim, Lubonja: Lojë e Ramës për të rregulluar imazhin!

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës së fundmi, për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare.

Lubonja u shpreh se mazhoranca në raport me opozitën është më e fortë dhe “pasi e ka goditur atë, tani po luan”.

Sipas tij me këtë lëvizje kryeministri Rama përfiton më shumë duke rregulluar imazhin, por edhe opozita ka fituar diçka duke mos pasur kundërshtimin e SHBA-ve.

“Kjo që po ndodh është sikur dikush të ka vjedhur paratë dhe ti ia kërkon dhe meqenëse ai është i fortë të ofron 20%. Kjo është opozita në raport me Ramën. Mendimi im është se gjithë këto, nuk bëhet fjalë për ndonjë fitim, por për një luajtje si macja me miun. Pasi e ka goditur dhe e ka kapur miun, macja luan pak, kjo është loja e mazhorancës. Në këtë lojë mjaft t’iu kujtoj se këtej u bë kjo marrëveshje, ku nga 8 komisione merren 2. Ti kur bëre atë te dy të fundit kishe ngarkesën e 6 të tjerëve dhe tani i merr sipas ligjit të Ramës”, tha ai për “News24”.

Më tej analisti theksoi se Rama më shumë se negociata apo politikë, po bën lojë për imazhin personal.

“Rama këtu rregullon një lloj imazhi që i ishte prishur brenda dhe jashtë vendit dhe luan si macja me miun sepse hap dhe 21 janarin. Ky nuk e ka fare problem për të shkelur marrëveshjet. Dicka ka fituar opozita si imazh mendoj nëse ka fituar të mos ketë kundërshtimin e SHBA.

Por edhe ata qetësi duan, iu dha një krodhe aty dhe thonë se Shqipëria është një vend normal. Opozita aksionin e bëri për të thënë që vendi nuk është normal, por me këtë lëvizje kthehen në fasadë sërish. Sigurisht që me këtë marrëveshje Rama fiton më shumë”, u shpreh Lubonja.

Mazhoranca dhe opozita thuhet se kanë arritur me negociata një marrëveshje për ngritjen e dy komisioneve hetimore, por kjo lëvizje ka sjellë debate edhe nga vetë brenda Rithemelimit. /ZOOM.AL/