Aplikacion
Aty përcaktohet se përpos parashikimeve, kushtet e zhvillimit të një investimi strategjik do t’i vendosë KKTU-ja, që është në varësinë e kryeministrisë. KKTU është akronimi i ri i KKT-së, pasi do të marrë në administrim edhe burimet ujore.
“Për investimet strategjike, të miratuara si të tilla me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike, si dhe për zhvillimet prioritare sipas politikave të ministrive të linjës, përdorimi i tokës dhe kushtet e zhvillimit, pavarësisht nga parashikimet në dokumentet e planifikimit, përcaktohen në rregullore të veçantë, të miratuar nga KKTU-ja”, thuhet në projektligj.
Një tjetër pikë e re në pr.ligj është ajo e ‘miratimit në heshtje’.
Në rast se autoriteti përgjegjës nuk merr vendim brenda afatit të mësipërm dhe struktura përgjegjëse e planifikimit pranë autoritetit vendor nuk ka dhënë mendim negativ lidhur me kërkesën, leja e ndërtimit konsiderohet e dhënë në heshtje, thotë qeveria.
I njëjti dokument përcakton se do të ketë dhe një plan të hapësirës detare, me qëllim kujdesin dhe monitorimin e aktiviteve ekonomike, sociale dhe mjedisore etj.
Propozimi i ri i socialistëve vjen pak kohë pas miratimit të një tjetër ligji, që i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura “me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit”.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet