Aplikacion
Kështu u shpreh Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi në një intervistë për emisionin “Ora Verore”.
Ornela Çuçi: Edhe unë do doja që për çdo problemin tim të hap dritaren, t’i drejtohem qeverisë dhe ta shaj. Do doja shumë ta bëja këtë gjë, gjatë gjithë kohës. Por jo gjithçka varet nga shteti. Qytetarët duhet patjetër ta kuptojnë këtë. Fatmirësisht Shqipëria ofron shumëllojshmëri çmimesh.
Pak ditë më parë ishte shefi i saj, ministri Blendi Klosi ai që foli me të njëjtën gjuhë kur u pyet për të njëjtin shqetësim.
Blendi Klosi: Gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado që them unë, kjo ndodh dhe në botë. I kemi parë faturat, shkoi Ronaldo këtu dhe Mesi atje e harxhuan kaq lek. Është pjesë e PR që bëjnë lokalet.
Përgjigjet e shefave të “Turizmit” shqiptar janë të prera si mendësia që dëshmojnë, por nuk tregojnë nëse shteti ka apo jo mekanizma që të ndalojë çmendurinë e rritjes së çmimeve pa kriter për pushuesit.
Ministria e Turizmit është vënë në qendër të kritikave të publikut edhe për ndarjen e shelloneve dhe akuzohet si shkaktare e konflikeve mes bizneseve, siç ishte rasti i përplasjes me armë që la 4 viktima e 2 të plagosur në Velipojë. /Zoom.al
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?