zoom

Aktualitet

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, 4 anëtarët e familjes Gjoka nisen privatisht në Itali për t’u kuruar

Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin.

Transportimi i 4 të lënduarve rëndë është kryer me autoambulanca të specializuara të urgjencës kombëtare dhe një spitali privat. Dërgimi për trajtim të specializuar në Itali erdhi për shkak të gjendjes tejet rënduar shëndetësore.

Transferimi vjen 48 orë pas ngjarjes dhe qëndrimit në reanimacionin e QSUT. 4 anëtarët e familjes Gjoka, nëna 40 vjeçe dhe tre fëmijët e saj 19, 15 dhe 12 vjeç pësuan djegie masive të trupit të gradës së tretë nga shpërthimi i gazit në një sipërfaqe 60-90% te trupit.

Mjekët e djegie-plastikës e cilësuan gjendjen shëndetësore si tepër kritike për jetën ndërsa jashtë kamerës mjekët thanë se të lënduarit nuk kishin dalë ende nga shoku postraumatik. Dërgimi i 4 të lënduarve drejt Italisë është bërë privatisht.

Shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes .

Postime të lidhura