Aplikacion
Sot është emërohet në krye të institucionit IEPV të burgjeve Klevis Qose. Ky i fundit pritet të prezantohet rreth orës 15:00, nga vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Klevis Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur edhe postin e drejtorit të SHKB-së së Burgjeve.
Klevis Qose vjen pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit, ndërsa është i dekoruar edhe për luftën kundër terrorizmit.
Pak javë më parë u dorëhoq edhe drejtori i Përgjithshëm, Admir Abrija, vetëm pas disa muajve në detyrë. Në rrethana e shkaqe të panjohura, Abrija ia ka dorëzuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ajo është pranuar.
Dorëheqja e Abrisë erdhi pas vrasjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Por kjo lëvizje erdhi vetëm pas një kohe të shkurtër në post, pasi më herët ishte shkarkuar edhe ish-drejtori Agim Ismailaj, nga vetë ministri i drejtësisë, me qëllime riorganizimi të sektorit dhe rritje të sigurisë së burgjeve. /ZOOM.AL/