Aplikacion
Në drejtim të qytetit është nisur menjëherë vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda.
Ata kanë drejtuar hetimet paraprake për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që pas sulmit të dështuar dogjën makinat për të humbur gjurmët.
Policia konfirmoi se dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e djeshme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre rezultoi se është student i Akademisë së Policisë.
Raportohet se edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA po krehin zona të ndryshme me kontrolle dhe shoqërime, në zonat rurale.
Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Ekspertët konstatuan se u qëllua me 3 automatikë kallashnikovë, nga pozicione të ndryshme dhe autorët besohet se janë tre ose më shumë persona.
Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika. Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes menjëherë, duke mbledhur provat e para, por deri tni nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura, teksa priten dëshmitë e të mbijetuarve. /ZOOM.AL/