zoom

Aktualitet

30 plumba nga 3 kallashnikovë drejt të rinjve në Shkodër, si reaguan të plagosurit kur u sulmuan

Një breshëri plumbash ka qenë sulmi drejt Gjergj Ndërshtiqjas, student në Akademinë e Policisë dhe kunatit të tij, Gjon Nika, në fshatin Grudë e re në Shkodër.

Sipas informacioneve të para, plot 30 plumba nga tre kallashnikovë janë qëlluar drejt të vëllait dhe kunatit të drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.

Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete ndërsa mendohet se janë përdorur tre automatikë kallashnikov.

Të dy kanë marrë plagë dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka gjetur dhe një makinë, afër vendit të ngjarjen, një ‘Renault’ në flakë.