zoom

Aktualitet

Blindohet Shkodra pas atentatit të dyfishtë/ RENEA dhe Muhamet Rrumbullaku nisen në vendngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda janë nisur në drejtim të Shkodrës.

Pak minuta më parë dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.

Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Policët gjetën pranë vendngjarjes një makinë që po digjej dhe dyshohet se i përket autorëve.