zoom

Aktualitet

Plagosja e policëve në Shkodër, policia jep detajet. Gjendet një “Renault” i djegur

Policia e Shkodrës ka dhënë më shumë detaje për sulmin ndaj dy policëve atje, pak minuta më parë.

Sipas njoftimit, të lënduar janë shtetasit Gj. N., rreth 30 vjeç dhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Ata po marrin ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Grudë e Re dhe nuk dihen ende arsyet.

Gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, policët kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.