Aplikacion
Gjendet i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm, një 74-vjeçar, teksa mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet.
Mësohet se i moshuari ishte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Kastrioti”. Ishin fqinjët fillimisht që ndjenë mungesën e viktimës dhe më pas familjarët, duke njoftuar më tej policinë vendore.
Policia konfirmoi ngjarjen tragjike dhe tha se paraprakisht dyshohet se i ndjeri mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore, një atak kardiak. Por do priten rezultatet e autopsisë për të dalë në konkluzion. /ZOOM.AL/