zoom

Bota

Haiti në kaos dhe jashtë kontrollit, kryeministri jep dorëheqjen

Kryeministri i Haitit Ariel Henry ka vendosur që të japë dorëheqjen pas javëve të presionit dhe dhunës në rritje në vendin e varfër.

Vendimi vjen pasi krerët rajonalë u takuan në Xhamajka të hënën për të diskutuar një tranzicion politik në Haiti. Henry aktualisht është i bllokuar në Porto Riko pasi u pengua nga bandat e armatosura të kthehej në shtëpi. Në një videomesazh ai njoftoi dorëheqjen e tij, Henry u kërkoi Haitianëve të qëndronin të qetë.

“Qeveria që unë drejtoj do të japë dorëheqjen menjëherë pas instalimit të një këshilli [një tranzicioni],” tha zoti Henry. “Dua të falënderoj popullin Haitian për mundësinë që më është dhënë. Unë po u kërkoj të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden që paqja dhe stabiliteti të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Henry, i cili kishte udhëhequr vendin me sa duket në një bazë të përkohshme që nga korriku 2021 pas vrasjes së ish-presidentit Jovenel Moïse, i kishte shtyrë vazhdimisht zgjedhjet, duke thënë se së pari duhet të rivendoset siguria. Shumë haitianë e kishin marrë në pyetje atë duke qeverisur vendin për kaq gjatë pa një president të zgjedhur. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura