Aplikacion
Ajo shpërtheu në lot kur kujtoi se gjithë jetën është përballur me komente seksiste.
Sipas saj, këto komente të bëjnë të ndihesh keq sepse njerëzit të gjykojnë vetëm për pamjen e jashtme, pa marrë parasysh situatat që mund të jesh duke kaluar.
Romeo dhe Julia shkuan pranë Erjolës për ta qetësuar.
Erjola: Të prekin vetëm në moral. Kam gjithë jetën që përballem me komente seksiste. Vetëm sepse vishem dhe dal. Prekin vetëm në moral.
Romeo: Është pise ajo që e ka bërë
Juli: Qetësohu, janë disa pisa se ishin të shpërndara pyetjen. Ajo gjëra nxjerr ata keq, jo ty. Nuk ke pse sqaro njeri.
Erjola: Është shumë e shëmtuar, që sa herë e sa herë, në moral. Nuk i kam hyrë kujt në hak në këtë shtëpi. Nuk kam provokuar njeri, nuk kam tentuar. Është e shëmtuar, se flasin kështu vetëm nga pamja… Njerëz të shëmtuar. Kam ditëlindjen e babit më 14 mars, u kënaqa mbrëmë duke bërë ballokume, se kam festuar kurrë atë ditë. Nuk e dinë sa kemi vuajtur, si jemi, nuk dinë asgjë. Kam frikë të vishem e të dal se direkt me komente. Kam gjithë jetën që e vuaj këtë, të mos vishem e të mos dal.