zoom

Lajme

Incident i rëndë në Kategorinë e Parë, grushte mes lojtarëve në ndeshjen Luzi-Bylis

Futbolli shqiptar nuk zhgënjen me incidentet e njëpasnjëshme, brenda dhe jashtë fushe. Pothuajse çdo javë ka përleshje mes lojtarëve, stafeve teknike dhe deri te sulmi ndaj arbitrave.

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur sot edhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Luzit dhe Bylisit, me lojtarët që janë përplasur rrugës drejt dhomave të zhveshjes.

“Panorama Sport” raporton se një debat i agravuar mes lojtarëve ka sjellë një sherr të rëndë, ku nuk kanë munguar as grushtet.

Situata doli jashtë kontrollit, por duket se gjërat u qetësuan më pas, me të dyja skuadrat që zbritën normalisht në fushë në pjesën e dytë.

Pritet që FSHF pas raportimit të delegatit, të mbajë qendrim disiplinor për përgjegjësit dhe Disiplina të marrë masa ndëshkimore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura