Aplikacion
Këtë të shtunë takimi do të mbahet me praninë edhe të kryebashkiakëve, ndërsa i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama.
Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja.
Ipërzgjedhur si vendi për mbajtjen e kësaj mbledhje është stadiumi “Loro Borici”, ndërsa ardhja e pjesëmarrësve nisi që në orën 09:00.
Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta. Më pas e merr fjalën ministri i shtetit për pushtetin vendor Arbion Mazniku.
9 tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta. /ZOOM.AL/