zoom

Aktualitet

VIDEO/ Gratë djegin reçipetat tek Bulevardi i Kombit. Protestë për 8 mars

“Nata është e jona, poshtë patriarkati” është fjalia me të cilën po protestojnë gratë në kryeqytetin e Tiranës, natën e 8 marsit.

Sipas videos ato po djegin të brendshmet në shenjë rebelimi dhe çlirimi nga paragjykimet seksiste.

8 marsi shënon ditën ndërkombëtare të gruas në të gjithë botën. Ashtu siç nisi dhe vetë kjo ditë 107 vite më parë, protestat në 8 mars janë të zakonshme. Mijëra ngjarje zhvillohen në mbarë botën, duke përfshirë marshime, konferenca, koncerte, ekspozita dhe debate

Në Kinë, shumë grave u jepet një gjysmë dite pushimi, siç rekomandohet nga Këshilli i Shtetit. . Në Itali quhet Dita e Gruas dhe lulet e mimozës janë një dhuratë popullore. Shitjet e luleve në Rusi zakonisht dyfishohen rreth Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në SHBA, marsi është ‘’Muaji i Historisë së Grave’’. Një shpallje presidenciale e lëshuar çdo vit nderon arritjet e grave amerikane

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)