Aplikacion
Në një prononcim për mediat, mes të tjerash ai foli edhe në lidhje me Amnistinë Penale, për të cilën tha se mazhoranca është e gatshme të tërhiqet nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, ndërsa shtoi se drafti duhet të marrë të gjitha votat në Kuvend.
Manja tha se nëse problemi i vetëm është ky amendament, ai do të tërhiqet.
“E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin zyrtar. Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, e cila është dënuar nga GJKKO, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste.
Dakordësia dhe kompromisi, është të hiqet dorë. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi”, tha Manja.
Ky draft kërkon patjetër shumicë të cilësuar me 84 vota, që PS nuk i ka. Opozita ka dalë kundër nenit për të dënuarit nga GJKKO dhe kërkon amnistinë e protestuesve të saj të proceduar ndër vite. /ZOOM.AL/