zoom

Lajme

Zbardhen detaje nga plagosja e 30-vjeçares serbe dhe vetëvrasja e tetovarit

Mediat zbardhën detaje të reja nga krimi i rëndë në Preshevë, në aktin tentativë vrasjeje dhe vetëvrasje e një të riu nga Tetova.

Sipas raportimeve në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52 vjeç), ka shtënë në një grua 30-vjeçare nga Vrnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.

Para se të ndodhte tragjedia, afër një pike të pagesave rrugore, makina me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia, ndërkohë që shoferit i është lëshuar një gjobë.

Më pas pasagjerja e cila ishte në makinë, ka zbritur dhe ka nisur të vrapojë.

“Pas saj ka vrapuar shtetasi B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba. Më pas ai ka vrarë edhe veten”, tha policia.

30-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni, ndërkohë që mësohet se është nga Vrnjacka Banja, por e lindur në Zvicër. Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.

Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi. /ZOOM.AL/

 

 

Related Posts