zoom

Kinema & Netflix

Shuhet në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama, “babai” japonez i “Dragon Ball”

Krijuesi dhe autori i preferuar i fëmijëve për librat, lojën dhe markën e filmave “Dragon Ball”, u shua në moshën 68-vjeçare.

I cilësuar si një nga krijuesit më influencues dhe best-seller i librave komikë në Japoni i të gjitha  kohërave, e në mbarë botën, Akira Toriyama u njoftua sot nga “BBC” se ka vdekur.

“Ai la shumë magji, punë dhe tituj në fushën e artit në këtë botë”, raportoi media.

Akira Toriyama vuante një hematomë akute në zonën afër trurit dhe ky mendohet se ishte shkaku i goditjes fatale, teksa ndodhej në studion e tij.

Ai u shua në datën 1 mars, por vetëm sot lajmi u njoftua nga mediat, teksa në funeral morën pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe pak miq, referuar edhe njoftimit zyrtar. /ZOOM.AL