zoom

Lajme

Tetovari plagos 30-vjeçaren serbe dhe më pas vetëvritet në rrugë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në pikën e pagesës rrugore në afërsi të Preshevës, ku një 52 vjeçar pas një zënke në makinë, ka plagosur me armë ndaj një 30-vjeçare, ndërsa më pas është vetëvrarë.

Bëhet fjalë për një burrë 52 vjeç, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, por me kombësi shqiptare nga Tetova, ndërsa nuk zbulohet ideniteti i tij. Ndërsa gruaja raportohet se është një 30-vjeçare serbe.

Sipas versionit policor serb, ngjarja ndodhi në pikën e pagesës rrugore të Preshevës, ku pas një zënke, viktima u pa të dalë nga makina duke ikur, por në atë moment ndaj saj është shtënë me armë zjarri nga 52 vjeçari. I cili më pas është vetëvrarë.

Policia më pas ka bllokur vendin e ngjarjes, për të kryer ekspertizën. Burri i vetëvrarë është gjetur pa shenja jete, ndërsa gruaja është dërguar në Spitalin e Vranjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa pritet zbardhja e rrethanave dhe motiveve. /ZOOM.AL/

Related Posts