zoom

Aktualitet

Ish-ministri mbron Princ Lekën: Djalë super i edukuar dhe i mençur

Pas konfliktit fizik mes Elia Zaharisë dhe Princ Leka Zogut, njerëzit që i njohin po ndahen në dy grupe: Ata që i japin të drejtë Elias dhe ata që mendojnë se e drejta qëndron tek ana e Princ Lekës.

Në këtë grup të dytë bën pjesë edhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili rrëfeu me një postim në rrjetet sociale pas dhunës se e njeh Princ Lekën prej vitesh dhe gëzon respekt për të.

Demiraj e përshkruan Princ Leka Zogun si një njeri me disiplinë, që respekton të tjerët dhe si një djalë të mençur.

“Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë se 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin që të punoj ngushtë më shumë se 5 vjet në familjen mbretërore. Gjatë këtyre viteve kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina.

Për tre vite me radhë Princi me shumë përkushtim stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë “Royal Military Academy Sandhurst”, të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses.

Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume të njohur të tjerë kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur. Një prind të përkushtuar si askush tjetër, një djalë shumë besnik dhe të perkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe me dashuri të madhe ndaj Kombit Shqiptar”, u shpreh Dritan Demiraj.