Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në lagjen numër 2. Zoom.al mëson se 22 -vjeçarja me inicialet A.Z e qëlloi në shpatull bashkëshortin 28 -vjeçar L.Z teksa po debatonin në shtëpinë e tyre.
Policia ndërhyri disa minutash pas ngjarjes duke shoqëruar autoren, ndërsa i plagosuri ishte dërguar në spital për t’u mjekuar.
Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se nuk ka mundur ende të sqaroje rrethanat e ngjarjes. /Zoom.al