zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë, 73-vjeçari bie nga kati i tretë dhe vdes në vend. Dyshimet dhe pistat e Policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot gjatë mesditës në Korçë, me pasojë një viktimë.

Një i moshuar dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë, në një dinamikë që paraprakisht sipas policisë vendore është flijim. Një imoshuar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke humbur jetën në vend.

“Më datë 6 mars, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve. Pista e parë mbetet flijimi në gjendje depresioni, kurse si opsion i dytë një rënie aksidentale.

Policia po merr në pyetje edhe familjarët, për të mësuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së ngjarjes tragjike. /ZOOM.AL/